Dy klube, një nga kampionati gjerman dhe një tjetër nga ai grek janë të interesuara për shërbimet e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjanit. Gazeta “L’Equipe” shkruan se 26-vjeçari ka tërhequr interesin e Werder Bremen dhe AEK të Athinës. Ai është nën kontratë me Rennes deri në qershor të 2017, por i huazuar sezonin e fundit tek Nantes.