Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Shkodran Mustafit nga Valencia. Fotografia e Mustafit është postuar në faqen zyrtare të skuadrës. Mustafi do të jetë shqiptari i dytë që do të luajë për Arsenali, pas Granit Xhakës i cili u transferua këtë verë.
Në foton e Mustafit shkruhet: GUNNERSHKODRAN”.
Arsene Wenger ka folur për Shkodran Mustafin pas zyrtarizimit të mbrojtësit nga Gostivari si lojtar i Arsenalit. Trajneri francez u shpreh i lumtur që në skuadër do të ketë Mustafin, të cilin e vlerëson lartë si futbollist.
“Ai është në moshë të mirë. Ka eksperiencë të mirë. Është shumë i fokusuar dhe mund të luaj mirë me topin. Ne kemi marrë një lojtar të madh, po përgatitemi mirë për të ardhmen”, ka deklaruar Arsene Wenger.
Arsenali për Shkodran Mustafin i ka shpenzuar Valencias 50 milionë euro.
Përndryshe, Calum Chambers i është bashkuar Middlesbrough në formulën e huazimit. Arsenali në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se ka dërguar në huazim te Middlesbough për një sezon mbrojtësin 21 vjeçar. Chambers deri më tani te Arsenali ka zhvilluar 59 paraqitje, dhe ardhja e Shkodran Mustafit ka bërë që Arsene Wenger të mendojë më të mirën për të, ta dërgojë në huazim ku mund të ketë më shumë minuta në dispozicion.