Talentët e QKA “Mollëkuqet” duke përfshi gjitha trojet Shqipëtare si Kosovën, Shqipërinë, Luginën e Preshevës e Maqedoninë, përmes këngës “We are the World” bartin mesazhin se bashkë te mbledhur ne mund të ndihmojmë njeri-tjetrin si dhe njerzit që janë duke luftuar tani.
Ne këndojmë dhe dëgjojmë muzikë gjithmonë dhe kudo: në rrugë dhe gjatë stërvitjeve sportive, kur pastrojmë ose gatuajmë.Këndojmë kur bëjmë dush, këndojmë edhe në ballkon e degjojmë muzikë në të mirë e në të keq pasiqë Muzika i shpreh emocionet tona shumë më fuqishëm sesa fjalët mund të shprehin.E ndiejmë me gjithë shpirt dhe trup, si dhe këndimi na bënë më të lumtur.
Këndojmë në shtëpi me fëmijët, u këndojmë para gjumit ose edhe kur jemi vetëm në apartament.U këndojmë më të dashurve dhe miqve tanë. Këndimi ndjehet edhe nga një distancë.Me muzikë në mënyre virtuale muret e shtëpisë gëzohen e familja jonë ndjen ngrohtësinë e tingujve dhe zërave te bukur.
Ideja e krijimit të një projekti është e thjeshtë: është koha për të sjellë në jetë ide të reja muzikore.
Projekti “We are the world” është bërë me shumë dashuri, kujdes dhe vëmendje për ju.
Falenderojmë bashkëpuntorin e studios muzikore z.Mahir Gjakova si dhe z.Astrit Dinen qe mundësuan realizimin e kësaj kënge.
Dhe siq thotë dhe kënga
“We are the world,
we are the children
We are the ones who make a brighter day
So let’s start giving”
Le të dhurojmë dashuri ndaj gjithe botës.
Drejtoresha e Q.K.A.M.
Arta Haziri Nuhiu