Vetëvendosje përmes një komunjikate ka bërë me dije se presioni i Policisë së Kosovës ndaj protestuesve po vazhdon edhe pas pezullimit të protestës. Aktivistët po riarrestohen. Kështu Policia në orët e pasdites ka arrestuar edhe një herë aktivistin Egzon Azemi, i cili ishte i arrestuar edhe ditën e 27 janarit. Me arrestimet para, gjatë dhe pas protestës dhe dhunën brutale të ushtruar, Policia e Kosovës po konfirmon për të satën herë që është bërë vegël politike e pushtetit.
Kërkojmë ndërprerjen e “gjahut” policor ndaj aktivistëve dhe qytetarëve pjesëmarrës në protestë, si dhe lirimin e menjëhershëm e të gjithëve që po mbahen padrejtësisht në burg. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në shtet policor, thuhet në komunikatën e e Lëvizjes Vetëvendosje.