Në një organizim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të subjekteve politike kanë tërhequr numrat me të cilët do të radhiten në fletëvotime. Në garë ishin 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, një kandidatë i pavarur dhe 4 koalicione.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi tërheqjen e shortit për raditjen e subjekteve politike në fletëvotime. Në hapje të kësaj ceremonie në emër të KQZ-së, Betim Gjoshi ka shpjeguar përgatitjet që po bëhen nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Aktualisht KQZ është në fazën e përgatitjeve të mëtejshme të zgjedhjeve të 8 qershorit. Deri më tani janë bërë punë të mëdha në organizimin e këtyre zgjedhjeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. KQZ ka ndërtuar komisionet komunale zgjedhore në 38 komuna të Kosovës, jemi në proces dhe shumë shpejt do të emërojmë edhe këshillat e vendvotimit. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e një numri të madh të punëve që janë rreth 300 aktivitete që ka ndërmarrë KQZ”, tha ai.
Pas kësaj punonjës të Administratës kanë tërhequr plikot e subjekteve politike, pastaj janë ftuar përfaqësuesit e tyre për të tërhequr numrin.
Ja numrat e partive
Lëvizja VETËVENDOSJE – Nr. 35
Aleanca Kosova e Re – Nr. 40
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nr. 44
Lidhja Demokratike e Kosovës – Nr. 54
Partia Demokratike e Kosovës – Nr 58
NISMA për Kosovën – Nr. 59
Partia Rome e Kosovës 34
Partia e Fortë – 37
Partia Turk 57
Stranska Demokracija 50
Koalicia Za Gora 48
Lista Srpska 38
Social Demokratija 41
Nova Demokracia Stranka 46
Bosnjacka Stranka Demoratske Akcije Kosova 53