Sfida e parë e xhiros së 19-të mes Vushtrrse dhe Dritës kaloi me tensione, ndeshje që u fitua në fund nga gjilanasit me rezultat 2:3.
Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi u ankua pas ndeshjes, duke thënë se referimi nuk ka qenë në nivel. Akuza pati edhe trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica.
Vushtrria pretendon se një gol i realizuar nga Drilon Fazliu u anulua pa të drejtë.
Kryetari Kajtazi njofton se të hënën do të dorëzohet në FFK një ankesë për referimin e ndeshjes në fjalë.
Drejtësinë në ndeshjen Vushtrria – Drita e ka ndarë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.
Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:3.