Vullnetarët pastrojnë liqenin e Bujanocit. Dhjetëra të rinjë nga komuna e Bujanocit, me vetiniciativë pastruan ambientin përreth liqenit të Bujanocit.
Flutra Aliu, një nga organizatorët e këtij aktiviteti ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se është dashur më shumë të jenë.
“Ne dëshirojmë të ngritim vetëdijën qytetare për ruajtjen e ambientit dhe ftojmë për këtë fushatë”, është shprehur Aliu.
Pjesë e aksionit vullnetar ishin edhe lojëtarët e klubit të basketbollit “Elita” dhe artistë të ndryshëm të Bujanocit.
BURIMI: Titulli.com