Ministri po portofol i qeverisës serbe, Aleksandar Vulin ka ftuar qytetarët e Mitrovicës, gjatë takimeve të ndara me veteranë të luftës dhe me përfaqësues të jetës publike, kulturore, ekonomike e arsimore që të jenë përkrah shtetit të tyre dhe të dielën, më 17 nëntor të votojnë pasivisht në zgjedhje.
“Ju lus, si ushtarë, si njerëz, serb dhe qytetarë të ‘Kosovës e Metohisë’ që të jeni përkrah shtetit tuaj dhe që kurrsesi të mos zhgënjeni atë rini që e keni shpenzuar duke e mbrojtur këtë vend”, ka theksuar Vulin në takimin me veteranë, raporton TV Most.
Ai ka theksuar se gjithçka që do të bëhet në të ardhmen, do të bëhet që serbët të qëndrojnë dhe të jenë në Kosovë. Sipas mediave serbe, përfaqësuesit e jetës publike, kulturore, ekonomike dhe arsimore në Mitrovicë i premtuan atij se zgjedhjet e 17 nëntorit në Mitrovicë do të zbatohen në mënyrën më të mirë të mundshme.