Kryetari i Shoqatave dhe Unionit të Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujicic ka thënë se Shoqata e Malazezëve të Kosovës kërkon që betimi për anëtarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë transparent dhe publik.
Sipas tij, në këtë mënyrë deputetëve të komunitetit serb, do t’u bëhej e pamundur për të vazhduar mashtrimin e serbëve të Kosovës. Më konkretisht, qytetarët do ta kenë të qartë se deputetët e ardhshëm nga Lista Serbe, sikurse edhe të gjithë të tjerët, janë betuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Ne vlerësojmë se është koha që të bien maskat dhe se njerëzit ta dinë të vërtetën, si dhe ata që në të ardhmen do ta shkelin betimin me aktivitetet e tyre kundër sovranitetit dhe integritetit të shtetit të tyre, do të nxirren para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Shoqatave dhe Unionit të Malazezëve në Kosovë