Duke u thirrur në një njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, mediat serbe kanë raportuar se zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë Kosovën më 31 tetor.
Sipas këtij informacioni, Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i vizitojë të gjitha vendet në Kosovë, së bashku me ministrin pa portofol në Qeverinë e tij,
Aleksandar Vulin, ndërkohë që ndaj këtij të fundit Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime për shkak të hyrjes ilegale në Kosovë, disa ditë më parë.