Kryministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të vizitojë nesër (të Enjten) Preshevën dhe Bujanocin. Siç është paralajmëruar nga jugmedia, Vuçiq në orën 12:00 do të vizitojë qendrën për pranimin e emigrantëve dhe maternitetin në Preshevë, transmeton Titulli.com.
Gjatë vizitës që do t’i bëjë Bujanocit, Vuçiq do të shkoj te kuzhina popullore e Kryqit të Kuq dhe pastaj vizitën do të vazhdojë në Banjën e Bujanocit në takime me përfaqësuesit serb të Bujanocit.
Titulli.com ka mësuar jozyrtarisht se kryeministri Aleksandër Vuçiq “vështirë” se do të ketë takime me kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë dhe përfaqësuesit tjerë politik shqiptarë.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=15537