Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka anuluar vizitën e tij në Graçanicë dhe Leposaviq, të paraparë për të mërkurën më 23 tetor.
Vizita është anuluar për shkak të kushtëzimeve të Prishtinës, e cila i ka pamundësuar që shoqërues i tij të jetë edhe ministri i ngarkuar për Kosovë, Aleksandër Vulin. Sipas zyrës së këtij të fundit, Vuçiq nuk ka dëshiruar që t’i pranonte kushtëzimet e Prishtinës.
“Dëshirojë t’i drejtohem popullit tim zëshëm dhe qartë dhe dëshirojë që me mua të jetë dhe ministri i ngarkuar për Kosovën. Nuk i pranojë kushtëzime të këtilla”, ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.