(E plotësuar) – Zëvendëskryeministri i Sebisë, Aleksandar Vuçiq, pas arritjes në Grçanaicë deklaroi se fillimisht erdhi këtu në mesin e serbëve, e pastaj do të vizitojë manastirin e Graçanicës, ndonëse Prishtina “më ka urdhëruar” skenarin e kundërt, meqë vizitën e tij e konsideron fetare.
Vuçiq i ka këshilluar serbët të jenë të “mençur”. “Të luftojmë s’mundemi, as duam, puna jonë është që në paqe të sigurojmë ardhmërinë për fëmijët tanë”.
Vulin ndërkaq nuk ka ardhur me “uniformë”, raportojnë mediet serbe, por me sako të zezë e këmishë të murme. Në Graçanicë Vuçiq e Vulin me suitën kanë mbështetur Iniciativën Qytetare “Srpska”.
Medat e Beogradit raportojnë për prani të numrit të madh të Policisë së Kosovës, nga dy së paku në çdo 20 metra, por njoftohet edhe për prani të policisë së EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it.
Vuçiq, duke u bërë thirrje serbëve të dalin në zgjedhjet e tree nëntorit, ka thënë se “tani po zgjedhim në mes të mundësive dhe të mbijetesës së popullit serb, nga njëra anë, dhe të të kaluarës dhe të të ardhmes shumë të pasigurt dhe të zhdukjes së popullit tonë, nga ana tjetër”. Ministri Selakoviq citohet të ketë thënë se “kush nuk është për listen ‘Serbska”, s’është për Serbinë.
Graçanicë, 1 nëntor – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri pa portfol, përgjegjës për Kosovën, Aleksandër Vulin, kanë arritur në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovë. Ata kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare në Merdar ku janë pritur nga shefi i Zyrës serbe në Kosovë, Dejan Paviçeviq, raporton KTV. Vulin në një intervistë për media ka thënë se vizita e tij ka të bëjë me inkurajimin e serbëve për të dalë në mënyrë masive në zgjedhjet lokale të së dielës.
Raportohet se përveç Vuçiqit dhe Vulinit, në kuadër të delegacionit, është edhe ministri serb i Drejtësisë, Nikola Srelakoviq.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Kosovën, Aleksandër Vuli, tashmë kanë mbajtur fjalime në Graçanicë, prej nga iu bënë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën serbe, për ta kthyer Kosovën nën sovranitetin e plotës të Serbisë.
“Nga bashkësia ndërkombëtare më thanë që të mos e them se për kë duhet të votoni. Mirëpo, e shihni ku jam, e shihni në cilin miting marr pjesë dhe kë e përkrahi. Kur munden Erdogan dhe Rama të vijnë, mundem edhe unë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërtetën do ta themi”, ka deklaruar Vuçiç.
Fjalim para rreth 600 serbëve në Graçanicë ka mbajtur edhe kandidati i listës serbe për kryetar të Leposaviqit, i cili ishte më i ashpër në deklaratat e tij drejtuar masës, raportojnë mediet.
Zëvendëskryeministri dhe dy ministra të Serbisë sot në Kosovë
Prishtinë, 1 nëntor – Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq sot viziton Kosovën, për, siç tonë medie të Beogradit, të inkurajuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel. Ministri pa portofol por i ngarkuar me Kosovën Aleksandar Vulin po ashtu sot vjen në Kosovë. Kundër tij është hequr urdhër arresti pasi kryeministri Hashim Thaçi më parë kishte deklaruar se ai mund të qëndrojë në Kosovë nëse nuk mban uniformë të rezervistëve serbë.
Aleksandër Vuçiq më herët e kishte kushtëzuar vizitën e vet në Kosovë vetëm në shoqëri me Aleksandër Vulinin.
Na Kosovë sot vjen edhe ministri serb i Drejtësisë Nikola Selakoviq. Ai në Mitrovicë
pritet t’iu flasë gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të punësuar në jurisprudencën e Kosovës./koha.net/