Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se në javën e ardhshme, së bashku me presidentin Tomislav Nikoliq, do të bisedojë me përfaqësues të serbëve të Kosovës në temën “situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”. Ai tha para gazetarëve se nga serbët, do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen. Vuçiq ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel, varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.