Këshilltari në Komunën e Mitrovicës Veriore, Dimitrije Janiqijeviq, është vrarë para shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës. Motivi dhe autori i sulmit tash për tash nuk dihen. Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Lajmin e ka konfirmuar për REL komandanti rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Autoritetet spitalore në veri i kanë thënë korrespondentes së REL-it se Janiqijeviq është sjellë në spital pa shenja jete. Janiqijeviq ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale.