Policia e Kosovës ka bërë me dije për një vrasje që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gjilan.
Duke folur për rastin Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot më 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë.
Hashani tha se patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale.
“Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima, i dërguar nga Gjilani në Prishtinë, kishte ndërruar jete . Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/