(2LONLINE) – Policia në Kamenicë përmes telefonit ka pranuar një informatë se në oborrin e Kompleksit të shkollave të mesme para hyrjes ka ndodhur një përleshje fizike në mes të një grupi të nxënësve katër nga ta të shkollës së mesme “Ismail Qemali “ dhe dy nxënëseve të shkollës së mesme teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë .
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dal me urgjencë njësite patrulluese dhe nga hetimet e para mësohet se është fjala për një përleshje në mes të katër nxënëseve të dyshuar në një anë dhe dy nxënës viktima.
Hashani ka bërë me idje se lëndime kishin pësuar dy nxënës besohet me mjete të mprehta (thikë).
Të lënduarit janë dërguar në qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësore. Sipas raportit të mjekut gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrushme.
“Katër të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes fillimishtë. Njësitet e hetimeve Rajonale të cilat janë duke e hetuar rastin kanë arritur që tre nga ta ti arrestojnë dhe me vendim të prokurorit të shtetit atyre u është caktu masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Sipas itj, janë intervistuar dëshmitar okular si dhe janë gjetë edhe prova të qëndrueshme se edhe të lënduarit kanë qenë të përfshirë në konflikt si të dyshuar. Prokurori i shtetit ka urdhëruar qe rasti te cilësohet,, Vrasje në tentativë”.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale. /2lonline/