“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 te datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku i qytetit, në një kafiteri”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Personi, mashkull, i moshës 50 vjeçare, dyshohet se është nga Bujanoci, ka qenë duke pire kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kane shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë drejtim të stacionit të autobusëve”, thotë tutje zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, “të gjitha njësit janë angazhuar dhe njoftohet se viktima është pa shenja jete. Për informata tjera ju njoftojmë me raport të shpejtë”. /2LONLINE.com/