Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila.
Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/