DYLON

Kryetari i Vitisë viziton vendpunishtet e shumta në lokalitet e kësaj komune

Kryetari i Vitisë viziton vendpunishtet e shumta në lokalitet e kësaj komune
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas vizitës së tij nga Zvicra, sot menjëherë ka dal në teren, për të parë nga afër punimet e ndryshme që po zhvillohen në fshatrat e kësaj komune.

Ai ndër tjerash ka vizituar edhe punimet parapërgatitor në asfaltimin e rrugës Sllatinë e Poshtme- Sllatinë e Epërme.

EkoHigjiena

Përndryshe në vjeshtë të vitit të shkuar është bërë asfaltimi i rrugës nga qyteti i Vitisë deri në Sllatinë, projekt ky që ishte mirëpritur nga banorët e kësaj zone pasi që shkurton rrugën, krijojnë alternativ të rrugëtimit si dhe qasjen më të lehtë të fermerëve në parcelat e tyre.

Gjithashtu ai vizitoi edhe fshatin Drobesh, ku po zhvillohen punimet në rregullimin e fushës sportive, shtegut të atletikes dhe fushës së tenisit. Ai po ashtu në këtë lokalitet vizitoi edhe punimet në shndërrimin e shkollës së vjetër në çerdhe publike.

Me këtë komuna e Vitisë, po bëhet me tri çerdhe publike, pas asaj në qytetin e Vitisë dhe Pozheranit. Ndërkaq në qytet ai pa nga afër punimet në kompletimin e sheshit “Micheline Calmy-Rey”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.