Shkruan: Bekim Thaqi
Zgjedhjet për kryetar të komunave treguan se qytetarët po votojnë me maturi duke i gërshetuar interesat e tyre, kush është kandidati ( pa marrë parasysh partinë), a ka ndonjë platformë dhe çfarë ka bërë më herët që tregon se nuk ka më votë blanko vetëm e vetëm se je i këtij apo atij subjekti dhe kjo është edhe një hap përpara në demokracinë pluraliste.
Për asambleistë është ndryshe sepse votohet ma tepër për familjarin, mikun, të njofshmin, dhe këtu ma tepër varet nga zhdërvjelltësia e kandidatit për asamble dhe rrethi i tij shoqëror dhe familjar sa e mbështesin dhe shtyejnë përpara një kandidat të tillë.
Një gjë shumë e mirë që doli nga këto zgjedhje dhe që besoj se i bën mirë demokracisë është indikatori se arrogancën nuk po e do votuesi.
Sa më modest dhe sa më për toke në premtime por edhe në qëndrim gjithmonë duke marrë parasysh vlerat intelektuale.
Secili mori aq sa meritoi në këtë raund! /2LONLINE.com/