(2L ONLINE) – Kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar Komune, Lutfi Haziri, ka votuar para pak castesh në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan, ku u shpreh se kjo ditë është tregon qartë kulturën, solemnitetin dhe një ditë të bardhë për qytetarët e Kosovës dhe për Gjilanin.
“Uroj që 8 qershori të jetë ditë e qytetarëve të Kosovës, ditë e gjilasnasve. Nuk kemi asnjë problem të identifikuar që tregon qartë kulturë, një solemnitet dhe një ditë të bardhë për të gjithë neve. Besoj shumë që dalja dhe masoviteti do të rritet gjatë gjithë ditës dhe besoj shumë, po ashtu, që qytetarët janë ata që sot do të vendosin përfundimisht për të zgjedhur nje jetë ndryshe në mandatin e ardhshëm”, ka thënë kryetari Haziri pasi votimit.
Ndërkohë, obligimin qytetar të votimit e ka kryer edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kryesuese e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi.
“Sot është një ditë e vecant për të gjithë qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për Gjilanin. Besoj dhe uroj që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike dhe të jemi shembull për të gjithë sepse në këtë mënyrë vendoset për të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha zonja Bunjaku Rexhepi. /2L ONLINE/