“Unë dhe bashkëshortja ime, Arbenita votuam dhe përmbushëm obligimin tonë qytetar. Gjithçka ishte në rregull. Uroj që procesi të shkoj në rregull deri në fund dhe të kemi zgjedhje të lira, të drejta e demokratike.
Dilni të gjithë dhe shfrytëzojeni të drejtën tuaj. Votoni sot dhe vendosni për katër vitet e ardhshme të qytetit tonë”, ka thënë Bajram Hasani, kandidati i NISMA-s për kryetar të Komunës së Gjilanit.