DYLON

Voton Rexhep Kadriu: Dalja masive e qytetarëve në zgjedhje, treguesi më i mirë se po ecim drejt BE-së

Voton Rexhep Kadriu: Dalja masive e qytetarëve në zgjedhje, treguesi më i mirë se po ecim drejt BE-së
Avatar photo Redaksia

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK-ja, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga fëmijët e tij, ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

Kadriu bëri thirrje tek qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje, sepse kësisoj dëshmojmë pjekuri qytetare, dhe pjesëmarrje aktive në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit. “Përveq daljes masive, shumë ka rëndësi që i gjithë procesi të përfundoi qetë, ashtu siç kaloi fushata. Gjilani është i dëshmuar për pjekuri dhe edukatë, andaj kështu do ta kaloi edhe këtë proces”, tha Rexhep Kadriu.

Ai shtoi se Kosova ka kaluar një proces të rëndësishëm në zgjedhjet nacionale të këtij viti. “Kemi kalua një test këtë vit, besoj fuqishëm se edhe në këto zgjedhje do të dalim mirë dhe ta japim testin. Pra, shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike në mënyrë që të dalim institucione të përgjegjshme për mandatin e ardhshëm katër vjeçarë”, përfundoi Kadriu.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.