Edhe Ahmet Isufi, kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Republikës pasi ka mbaruar obligimin qytetarë ka thënë se nga ky proces zgjedhor presim të dalin institucione të qëndrueshme qeverisëse dhe se vota është përcaktuese për të ardhmen e vendit.
“Ftoje të gjithe qytetarët e Gjilanit dhe mbarë Kosovës që masovikisht ti drejtohen kutive të votimit, sepse vota është mjet të cilin qytetarët e kanë në dorën e tyre dhe me anë të saj vendosin se kush do të udhëheqë me vendin në mandatin e ardhëshëm. Uroj të kemi një proces demokratik zgjedhor, i mbështetur në pjekurinë politike edhe të qytetarëve por edhe të partive pjesë e garës zgjedhore, si mundësi e vetme për të krijuar një sntandard të ri zgjedhor demokratik”, tha Ahmet Isufi, po ashtu kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani.