Për zgjedhjet e 3 nëntorit, lider vendorë e ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe fer duke sqaruar që secili që manipulon me votat ose keqpërdor ato do të ndëshkohet rreptë sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.
Që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe mos të ketë asnjë manipulim votash, tashmë, organizata të ndryshme joqeveritare kanë aktivizuar një numër të madh vëzhguesish në tërë komunat e Kosovës.
Demokracia në Veprim, tashmë, ka lansuar numrin e telefonit 500 88 ku secili qytetarë mund të lajmëroj parregullsitë gjatë votimit. Dërgimi i mesazheve dhe thirrjeve në këtë numër është falas.
Ndryshe, me ata që do jenë keqpërdorues të mundshëm do merren institucionet e drejtësisë. Madje, tashmë, sipas Kodit të ri Penal, dënimet për çdo person që bëjnë keqpërdorime sillen nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim, pra është vepër penale.