Vështrim “elektoral”, nga Rexhë Hasani
Zgjedhjet komunale te 17 tetorit 2021, ka bere qe kandidate për kryetar të Komunës së Kamenicës, ta sfidojnë Qëndron Kastratin kryetar aktual i saj, si: Jeton Biqkaj nga radhët e LDK, Kadri Rahimaj VV, Muhamet Kallaba PDK, Albert Sermaxhaj Nisma, dhe aton Jakupi AAK.
Na ndajnë vetëm disa javë nga zgjedhjet komunale e së dielës, pra më 17 tetor të këtij viti, Kosova dhe qytetaret e saj, do të vendosin për kandidatë që do t’i përfaqësojë në Asambletë Komunale dhe poashtu për të parin e Komunës së tyre. Por jo të gjithë do të zgjedhin të votojnë. Disa, nisur nga fakti që nuk përkrahin asnjë parti, nuk do të votojnë. Kjo çështje vlen shumë për diskutim, megjithatë ka disa arsye të forta pse duhet që të votohet. Kamenicasit, sipas opinioneve të qytetarëve, do te dalin para kutive për ta mbështetur kandidatin e preferuar të tyre dhe me pas për ti kërkuar llogari për votëbesimin. Poashtu, shoqëria civile e kësaj komune, po angazhohet për ti shtyre qytetarët e Kamenicës që me 17 tetor, të dalin dhe të votojnë për ata që meritojnë ti udhëheqin për një mandat 4 vjeçar.
Ne jetojmë në një komune që pavarësisht problemeve të saj, duhet thënë se jemi me fat që gëzojmë të drejtën të votojmë për njerëzit që do të na përfaqësojnë në Asamblete Komunale. Vota është mënyra më e qëlluar për të adresuar problemet e qytetarëve dhe këtë privilegj duhet medoemos shfrytëzuar.
Zgjedhjet nuk janë asgjë tjetër veçse një proces ku rezultati varet nga njerëzit që votojnë. Edhe nëse të zgjedhësh që të mos votosh ju duket një formë votimi, kujtoni që kur numërohen votat, vota e dikujt që ka votuar ka më shumë peshë.
Nëse ne si qytetarë paguajmë taksa, atëherë do të kesh mundësinë që të vendosësh se si do të shpenzohen paratë e tua dhe kush do t’i menaxhojë ato? Vota nuk është thjesht të zgjedhësh kush do qëndrojë në zyrat e dikastereve dhe kaq. Shumë njerëz, si për shembull fëmijët, nuk mund të votojnë. Kështu që shumë të tjerë nuk e dinë se votimi është edhe përgjegjësi ndaj njerëzve që nuk e kanë këtë privilegj. Përpos kësaj, prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve, përmes shembullit të tyre, rëndësinë e votimit si e drejtë e zgjedhjes dhe vendimmarrjes.
Historia ka treguar që edhe një votë ka bërë diferencën. “Nëse nuk voton, ke humbur të drejtën për të kundërshtuar”.
Votuesit, doemos duhet pak a shume te njoh politikat e secilës parti dhe të gjejnë se me cilën jeni më shumë dakord. Kuptoni se cilin kandidat toleroni më shumë. Partitë e vogla, ndonëse jo fort të privilegjuara nëpër zgjedhje, historia ka treguar se edhe kandidatët e këtyre partive mund të fitojnë besimin e njerëzve. Kjo tregon qytetarinë e një mjedisi
Kandidatet e lartpërmendur për kryetar të Komunës së Kamenicës, këto dite janë prezentë ne te gjitha mediat tona televizive dhe qytetaret e Kamenicës, po i përcjellin me vëmendje shpalosjen e programeve te tyre. Një gjë që komentohet në kuloare, tregon se debatet televizive të kandidatëve për të parin e komunës, nuk po shfrytëzohet për të paraqitur programet e tyre, por insistojnë më shumë për ta diskriminuar njeri tjetrin. Kjo forme e debatit, paksa i ka indinjuar qytetarët e Kamenicës. Ndonëse, debatet duhet të kenë më shumë tolerancë dhe kulturë për ti shprehur vlerat e çdo subjekit politik.
Shoqëria civile, kërkon nga qytetarët të votojnë për ata që mendojnë se do ti zbatojnë politika që pajtohen me parimet e tyre. Sipas tyre, vota është privilegj që për fat të keq, sot në botë nuk u jepet të gjithëve – përderisa është kjo e drejtë, duhet përdorur.
Për fund, sheshi i qytetit të Kamenicës, (i cili po merr pamje mahnitëse), vendi me i preferuar i qytetareve të kësaj komune, po pret që pas përfundimit të zgjedhjeve te 17 tetorit, qytetarët të ecin lirshëm dhe ti kërkojnë llogari kryetarit te ri, për premtimet e dhëna gjatë fushatës. /2LONLINE.com/