Pak ditë më parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj është bërë me autombulanca të reja, falë donacion të siguruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica që punon dhe jeton në Suedi.
Humanizmi i bashkaatdhetarit Selimi, është pasuar nga humanizmi i pronarit të Kompanisë Volvo Cars Kosova, Mefail Grajçevci për të kryer punët për mirëmbajtjen e autoambulancave.
Ky i fundit, gjatë një bisede për Infosot, ka treguar arsyet se përse e ndërmori këtë iniciativë.
“Arsyeja e parë, pse unë kam vendosur t’i servisoj është që këto makina nuk kanë mjeshtër profesionist, për t’i rregulluar në Skënderaj dhe arsyeja e dytë është që këto makina janë për mjekësi dhe nuk janë makina luksi. Bëhet fjalë vetëm për Volvo ambulancë dhe ajo Mercedes”, ka thënë Grajçevci për Infosot.
Kompania Volvo Cars Kosova, duke u bazuar në faktin se automjetet janë janë 24/7 në qarkullim rrugorë dhe gjithmonë urgjent, do t’i servisojë dhe do t’u bëjë kontroll të detajuar për cdo 15.000 kilometra.
Por, sipas pronarit, Grajçevci, të gjithë duhet të tregohen humanë, kur bëhet fjalë për mjekësinë.
“Mendoj që kur bëhet fjalë për mjekësi dhe shëndetin aty nuk duhet të kursehet humaniteti në përgjithësi”, është shprehur ai.
Volvo Cars Kosova, është themeluar në fillim te vitit 2000 dhe është kompanina e vetme në Kosovë për servisim të veturave Volvo, madje kjo është edhe e veçanta e kësaj kompanie.
Lehtësirat që kjo kompani ofron për qytetarët janë shërbimet korrekte dhe 24 orë në dispozicion të klientit.