Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor të degës pas përfundimit të kuvendeve në nivel nëndegësh.
Delegatet nga nëndegët e AGK-së me votë unanime kanë zgjedhur kryetare të AGK-së dega në Gjilan, juristen, Vlora Latifi-Sylejmani.
AAK në Gjilan është në vazhdën e mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore nëpër nëndegë që i paraprijnë Kuvendit të degës i cili do të mbahet brenda pak ditëve, ka njoftuar Zyra për Informim e AAK-së, në Gjilan. /2LONLINE/