Nënkryetarja e PDK’së Vlora Çitaku ka reaguar pasi PDK do të garoj me PD’në në zgjedhjet e 8 qershorit. Lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani më parë kishte thënë se nga shtatori do të lejohej mbajtja e shamisë në shkolla.
E Çitaku thotë se ajo çështje sqarohet me Kushtetutë dhe se në këtë çështje nuk ka kompromis. “Sa per sqarim, ceshtja e shamise dhe mesimit fetar eshte shume mire e qartesuar me kushtetute. Nuk ka kompromis ne kete pike. Pike.”, ka shkruar Çitaku në Facebook.