Vllaznia e Pozheranit e triumfoi ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë në Ligën e Parë ndaj Ulpianës, por tani mund ta pësojë keq nga Komisioni Disiplinor.
Kjo pasi, Komisioni i Garave në Ligën e Parë ka shqyrtuar të gjitha raportet e ndeshjeve të javë së njëmbëdhjetë në këtë rank garash derisa ka vendosur që kryetrajnerin e Vllaznisë së Pozheranit, Elmaz Halimin dhe disa persona zyrtarë të këtij klubi ti dërgojë në disiplinë.
Sipas raporteve zyrtare, Halimi ka ofenduar gjyqtarët e ndeshjes, ndërkohë që pas përfundimit të pjesës së parë pati edhe incidente.
“Lëshim në organizimin e ndeshjes, në ndeshjen, në minuten e 45, pas shenimit të golit të mysafirve, trajneri vendas Elmaz Halimi, vërsulet dhe ofendon referët, ndërkaq të njejtat veprime kryejn edhe disa persona të pa autorizuar te lokalet zyrtare pas përfundimit të pjesës së parë”, thuhet ne raport.