Vllaznia do të ketë një ‘mision’ mjaft të vështirë në stinorin pranveror të kampionatit, derisa synon mbijtesën.
Klubi nga Pozherani ka angazhuar Erdin Hashanin në krye të shtabit teknik, i cili e ka filluar menjëherë punën e tij, madje duke afruar edhe lojtarët e parë në skuadër.
Derisa, pritet të ketë edhe transferime të tjera, portieri vushtrrias Petrit Tahiri do ta vazhdojë karrierën te Vllaznia e Pozharanit. Pasi u nda me Vushtrrinë ditë më parë, ai ka gjetur menjëherë skuadër të re, të cilën e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Vllaznia e mbylli vjeshtën në pozitën e 14-të të renditjes tabelare me 16 pikë të tubuara.