Edhe ish-udhëheqësi komunistë, Azem Vllasi i është bashkuar debatit se çka duhet të ndodh me kishën e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Ai ka propozuar t’i ndërrohet karakteri kishës dhe të shndërrohet në muze të krimeve të luftës.
“Në vend se të rrënohet, objekti i jashtëligjshëm i Kishës ortodokse serbe në kampin universitar të Prishtinës më mirë të shndërrohet në një muze kushtuar viktimave të luftës”, ka propozuar Vllasi, në një tekst autorial.
Sipas tij, nëse kisha do të rrënohej do të kishte pasoja për imazhin e Kosovës.
“Ideja që të rrënohet nëse është jashtë planit urbanistik dhe pa leje ndërtimore nuk është e mirë, sepse do të kishte pasoja politike për shtetin tonë dhe për imazhin e pushtetit ku dominojmë ne shqiptarët e besimit islam”, ka shtuar ai./RTK/