Këshilltari i presidentes, Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu ka deklaruar se brenda 24 orëve, do të caktohet data e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Brenda ditës së sotme ose më së largu nesër Presidentja në respektim të afateve të përcaktuara ligjore dhe bazuar në Kushteutën e vendit, do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës”, tha Këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga Arbër Vllahiu, për Radion Evropa e Lirë.