Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga Komanda Rajonale e Gjilanit, komandant te stacioneve policore të rajonit të Gjilanit, kryetar te Komunave tē anamoravës, si dhe përfaqësues të Këshillave lokale të sigurisë.
Pjesëmarrësit, diskutuan detyrimet e tyre kur merren me krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e rajonit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në këtë seminar është lavdëruar, në prezantim, veçanërisht rolit i Policisë së Kosovës, “Policia në Komunitet”, duke përfshirë detyrimet pozitive dhe kuadrin ligjor aktual me fokus në zbatimin dhe praktikat më të mira.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë që të jetë përkrah të gjithë partnerëve që kanë qëllim avancimin, ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetaret e Rajonit”, ka thënë Hashani.