Vlerësimet e popullsisë të paralajmëruar në Luginë të Preshevës po i kundërshtojnë organizata lokale në jug të Serbisë. Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc kundërshton qëllimet e shtetit që numri i banorëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të caktohet përmes vlerësimit.
Siç ka raportuar gazeta serbe “Vecernje Novost”, në ata supozohet se numri i besueshëm në këto tre komuna arrihet vetëm më regjistrim objektiv dhe atë duke shfrytëzuar kërkesën për qëndrim si kriterium themelorë.
Sipas kësaj gazete, serbët në komunën e Bujanocit të mbledhur në disa organizata lokale kanë frik se ata mundë të abuzohen dhe se shteti edhe më tutje nuk do të posedojë të dhënat demografike në këtë pjesë të Serbisë, transmeton Titulli.com.
“Në Bujanoc me siguri nuk jetojnë 23.631 shqiptarë siç thuhet me regjistrimin e vitit 2002. Në jug të Serbisë ekzistojnë fshatra shqiptare të cilët në letër kanë nga 1000 banorë nga të cilët shumica jetojnë në diasporë”, thotë Svetislav Veliçkoviq nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc.
Është paralajmëruar se vlerësimin e popullsisë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do ta bëjnë ekspertë në bazë të të dhënave të Entit Republikan për Statistika.
Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët i ka angazhuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbretërisë së Bashkuar, Delegacionit Evropian në bashkëpunim me OSBE-në kanë miratuar metodologjinë përmes së cilës do të bëhet vlerësimi i popullsisë në Luginë të Preshevës.