Arsim HALILI
Vlerësimi i jurisë për ndarjen e Çmimit Letrar “ Beqir Musliu”, shkrimtarit Prend Buzhala
Juria profesionale në përbërje : Prof. Dr Sadete Tërnava Osmani – ligjëruese universitare dhe poete, Mr sc Tahir Arifi, studiues i letërsisë shqipe dhe mësimdhënës , Mr sc Arsim Halili, mësimdhënës dhe poet.
Vendosi: Me unitet të plotë që Çmimi letrar “ Beqir Musliu” për vitin 2022, t’i jepet shkrimtarit nga krahina e Dukagjinit, Prend Buzhalës.
Juria profesionale e përbërë:
Arsim Halili- Kryetar jurie
Sadete Tërnava – Osmani – Anëtare
Tahir Arifi – anëtar – Anëtar
A. R. Katana – Urime 28 nëntori – Festa e Flamurit
Arsyetimi – Prend Buzhala, emër i njohur gjithandej, në Kosovë e më gjerë, i cili tani më ka hyrë në dekadën e shtatë, është i pranishëm në jetën letrare qe një gjysmë shekulli. Kondsiderohet si njëri nga emrat më prodhimtarë në fushën e letrave shqipe. Duke u fokusuar edhe atë në disa zhanre letrare.
Fjala e Jurisë Vlerësuese – Arsyetimi
Shkrimtari Prend Buzhala deri më tani ka të botuara nëntëdhjetë e tetë vepra letrare
E ka pasuruar letërsinë shqipe me tetëmbëdhjetë vepra poetike, plus një përzgjedhje poetike nga Prof. Dr Anton Nikë Berisha. Pastaj, tre romane, shtatë libra me tregime të shkurtëra, katër monografi letrare, një sere librash publicistikë, Por, do veçuar, volumin më të madh të veprave e ka në fushën eseistike e kritike edhe atë me një bagazh krijues prej gjashtëdhjetë e shtatë veprash.
Arsim Halili, krijues letrar e kritik – njëherit kryetar i Jurisë Vlerësuese për ndarjen Çimi Letrar “Beqir Musliu” për vititin 2022
Pa hyrë në detaje tjera biografike të këtij autori , konsiderojmë se përkundër vështirësive që i solli regjimi serb para luftës në Kosovë ai me plotë energji intelektuale i pa lodhur dhe i pamposhtur, diti me kujdes të madh ta organizoj punën e tij krijuese e më gjerë që të jetë në shërbim të lexuesit dhe qytetarëve aty ku ai dha kontribut. Andaj duke e respektuar edhe rregulloren e nxjerr nga Kuvendi komunal i Gjilanit në adresim të dhënies së këtij Çmimi , ne si juri gjykuam si të drejtë dhe vendosëm që këtë vit të laureohet me këtë Çmim letrar , shkrimtari, publicisti e studiuesi z Prend Buzhala.
Arsim Halili, krijues letrar e kritik – njëherit kryetar i Jurisë Vlerësuese për ndarjen Çimi Letrar “Beqir Musliu” për vititin 2022
I
Në letërsinë tone Prend Buzhala ka bërë emër sidomos në dy fusha të veprimtarisë letrare: si studiues , si poet dhe prozator . Pra, nga një anë u mor me studimin e dukurive të artit të fjalës , të veprimtarive të autorëve ose veprave të tyre të veçanta , nga ana tjetër përfitoi një varg veprash , duke mbërritur një rrafsh të lart artistik, sidomos në poezi.
Duhet theksuar një gjë, krijimtaria letrare e Prend Buzhalës nuk ka mbetur e izoluar, apo e pa trajtuar nga ana e studiuesve dhe kritikës letrare. Madje janë bërë vlerësime domethënëse në fokus të këtij shkrimtari dhe veprave të tij. Le t’i referohemi disa mendimeve me vlerë për elokuencën artistike letrare të Prend Buzhalës.
Në parathënien e vëllimit me poezi të zgjedhura “ Psherëtima Pergamenë” në botim të shb “ Rozafa “ Prishtinë( 2017) , studiuesi i njohur, Anton Nikë Berisha , pasi e quan krijimtarinë poetike : “ të mbrujtur me art të madh” , më tej, ai konstaton: “ Edhe në përfitimin e veprave të fjalës Prendi dha një ndihmesë të rendësishme . Nga vepra “ O amë o amë” ( 1995) ai përligji mëvetësinë e botës poetike , që e dallon nga poetët e tjerë jo vetëm të kohës së tij.
Dy format e krijimtarisë së Prend Buzhalës : studimi i letërsisë dhe përfitimi i veprave letrare poetikee ndihmuan dhe e plotësuan njëra-tjetrën dhe të dyja së bashku bëjnë tërësinë dhe plotëninë e figurës së tij krijuese sigurojnë atij në vend të qenësishëm në letërsinë tonë. Veprën letrare të Buzhalës e vlerësoi lart edhe kritiku Ramadan Musliu:
“Vepra letrare e Prend Buzhalës kërkon një lexim komplementar, domethënë duhet lexuar pjesa artistike edhe të plotësohet pastaj me atë studimore -kritike. Arsyeja është se ato influencojnë njëra -tjetrën dhe imponojnë një qasje jo tipike. Kjo formë e leximit imponon kërkimin e historisë së tekstit dhe përqasjen e kontekstit, njëkohësisht …Poezia e Prend Buzhalës , prandaj , është në procesin e vazhdueshëm të evolimit ngase ajo kërkon një energji të brendshme , një ritëm që bëhet më efektiv, një shprehje shumë mobile, e cila në brendi është përplot ironi, protestë dhe kritikë, për aq sa shpesh vjen duke relativizuar edhe vet zhanrin.“
Arsim Halili, krijues letrar e kritik – njëherit kryetar i Jurisë Vlerësuese për ndarjen Çimi Letrar “Beqir Musliu” për vititin 2022
Ndërsa studiuesi Mikel Gojani veçon te monografia e tij studimore :” Shtresime letrare dhe studimore të Prend Buzhalës” : Ky konceptim është përherë i plleshëm , i pashtershëm . Poezia, pra e konceptualizon prozën brenda të njejtit krijues bëhet jo vetëm një alternim i sukseshëm , por edhe një sintezë. E dyta , ky krijues subjektivizon sipas shqipes dhe kulturës së tij, tërësinë e temave që i ndien dhe i vë në optikën e vëmendjes së tij. Buzhala është vëzhgues i hollë, i thellë dhe i vëmendëshëm. Ai mbledh vetëm gjëra thelbësore , më tipike , që kanë vlerë në kohë dhe janë të përhershme dhe universale.
Në monografinë e saj Remzije Zekolli thekson : “ Profili i Buzhalës në tregimtarinë bashkëkohore shqiptare është i veçantë”, duke nxjerr dhe përfundime se: “Te librat me tregime të shkurtëra autori e përdor poetikën e rrëfimit të lirë, i formësuar dhe strukturuar në formë moderne artistike. Strukturimet e tilla, të cilat janë kryqëzuar edhe me klasikën apo antikën, gërshetohen bukur me tregimet e tipit të shkurtër. Trajta të tilla , të lexueshme, i ofrojnë lexuesit të kësaj kohe dhe ndjeshmërinë postmoderne”.
Arsim Halili, krijues letrar e kritik – njëherit kryetar i Jurisë Vlerësuese për ndarjen Çimi Letrar “Beqir Musliu” për vititin 2022
II
Mbështetur në vlerën artistike të të gjitha këtyre zhanreve që i hasim në krijimtarinë letrare të Prend Buzhalës, në jehonën e kësaj krijimtarie te lexuesi dhe poashtu te njerëzit e studimeve dhe kritikës letrare, po mbi të gjitha, në individualitein e tij të veçantë krijues dhe në pasurimin e letërsisë sonë me prurje të reja e larmi motivesh që nuk i orekën më pare nga të tjerët, vendimi ynë kësaj here ishte i pashmangshëm. /2LONLINE/