• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Shtatë shkaqe përgjithësuese për ta çmuar Prend Buzhalën

Redaksia 2LONLINE 28 Nëntor, 2022 7 min
 Shtatë shkaqe përgjithësuese për ta çmuar Prend Buzhalën

Shkruan: Mehmetali Rexhepi

Shtatë shkaqe përgjithësuese për ta çmuar Prend Buzhalën

Me këtë rast: dua t’i nënvizoj disa pohime, që tashmë u shqiptuan këtu për poetin, shkrimtarin, kritikun, estetin dhe studiuesin letrar, mikun e brezit tim Prend Buzhala!

I nderuari dhe i respektuari Prend Buzhala! Lexues të nderuar!
Me këtë rast: dua t’i nënvizoj disa pohime, që tashmë u shqiptuan këtu për poetin, shkrimtarin, kritikun, estetin dhe studiuesin letrar, mikun e brezit tim Prend Buzhala!

Shkaku i parë: është rasti solemn për Prendin, njëri prej të pagjumëve dhe, për dinjitetin e letërsisë tij, prore në funksion të pasurimit të artit dhe të kulturës sonë kombëtare nga pena tejet e frytshme e këtij autori. Për këtë rrethanë fatlume, që Komuna e Gjilanit dhe drejtuesit e Ars-Club “Beqir Musliu”, nëpërmes dhënies së këtij çmimi, tumirin vlerat dhe krijuesit e artit letrar. Udhëheqja e Komunës së Gjilanit dhe asociacioni i lart theksuar kulturor-letrar, meritojnë falënderimin dhe respektin e lexuesve.

Shkaku i dytë: është vënia në pah institucional i vlerave letrare-artistike të autorit Prend Buzhala, që shkriu qasje të gjithanshme të dijeve e prirjeve teorike-letrare-artistike, të pandërprera, as dhe në raste sëmundjesh. Për pohimin e nënvizuar kam dëshmi të pakontestueshme. Prendi as në zjarrmi ethesh nuk pushon!

Shkaku i tretë: ky autor prodhoi sasi dhe cilësi shkrimesh në disa vëllime, të cilat në vazhdimësi ndiqnin njëra-tjetrën. Shkroi në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare, duke sjellë veçanti përvojash e qasjesh; përkufizime të sinqerta, gjithnjë në përputhje me standardet e diskurseve teorike-letrare, kritike dhe estetike Euro-Atlantike.

Shkaku i katërt: vullneti shembullor i këtij autori për t’i trajtuar e përfillur me paanshmëri, pa tirada, me dhjetëra, ndoshta qindra botime autorësh relievesh e nivelesh të ndryshme! Gjithsesi, kjo dëshmi të shpie tek admirimi i pakushtëzuar për këtë autor.

Shkaku i pestë: shtytja e pandalshme dhe krejtësisht fisnike e Prend Buzhalës për ti gjallëruar veprimtaritë kulturore-artistike, pos për Klubin letrar “Vorea Ujko” të Klinës, por dhe për shtrirjen e ndikimit gjetiu, gjithandej ku flitet e shkruhet shqip.

Shkaku i gjashtë: kapitull i posaçëm për varg-veprimet e iluministit tonë është arsimi. Pleksjet edukative-arsimore dhe publicistike dhe, roli redaktues e recensues në varganin e botimeve individuale dhe me grupe autorësh. Shkrimi i solemnitetit të këtillë nuk parasheh fakte për ilustrime të pohimeve. Faktet janë në librat përkatës të bibliotekës Prend Buzhala.

Shkaku i shtatë: është vijëzimi, pastaj pikturimi i portretit njerëzor, që në serinë e disa shkrimeve të mia për opusin e përgjithshëm dhe, për ca nga botimet autoriale të Prendit, e kam titulluar “Portreti që shpërfillë kornizat”.

Prend Buzhala si njëri nga personalitet komb-fisnikërues i kulturës sonë letrare, shpirtërore, filozofike, etike, asnjëherë nuk u zmbraps, nuk u frenua nga dogmat premtuese e kërcënuese. Ai u poq në frymën e Rilindjes Shqiptare dhe, si i këtillë nuk mund të mos identifikohej me fatin tragjik të kombit e të atdheut. Ai s`kishte pse të mos denjonte vijimësinë e urtisë dhe të filozofisë së Nënës Terezë, përkatësisht të Shën Terezës dhe, bëmave shëmbëllese të Adem Jasharit!

Jo rastësisht aktin e Krye-heroit në poezitë e tija, përmes ndajfoljes poetike: të rrosh e të biesh jasharisht , ngre modelin më kuptimplotë të metaforës jetësore e poetike për qëndresën kombëtare. Andaj, Krye-personazhi i këtyre rreshtave nuk mbeti një fat i pacenueshëm, ngaqë përjetoi ndjekjen, burgimin, persekutime, censurën, linçimet, djegie të bibliotekës nga barbaria serbe!

Lexues të nderuar!
Të merr malli të takosh e të bashkë – ndjesh me një njeri të këtillë ngërthesash e mëtimesh për zbërthime të së bukurës, të sublimes njerëzore, të heroikës dhe shëmtisë. Në të vërtetë, çfarë hasa tek kjo vetëdije e gjallë e mjedisit tonë finok e mëkatarë? Hasa tiparin e fshehtë të sinqeritetit, të padjallëzuarin për vardisje klanesh, një personazh stolish paqësore, që ngërthen e zbërthen urti, guxim qytetar, dashamirësi, ndjeshmëri të hollë e besim-plotë në forcën dhe talentin ndërtues të njeriut, çiltërsi, modesti njëkohësisht madhështi.

I nderuar Prend! E nderuar juri!
Jo për të gjithë të përzgjedhurit e deritashëm për çmimin “Beqir Musliu”, që jepet tashmë tradicionalisht nga Komuna e Gjilanit, për nder të Beqir Musliut, shkrimtarit unikët të letrave shqipe, jam pajtuar. Me sinqeritetin më përmbajtësor pajtohem plotësisht për nderimin, që çmimi “Beqir Musliu” t’i jepet Prend Buzhalës! Madje, me plot arsye ndjehem i gëzuar.

Pse? Për shkakun se Prend Buzhala është poema e cikleve lirike-epike; është diskursi i thellimit të kompetencave teorike-letrare; është romani i vijimësisë të shkruar dhe të pashkruar; është gurra e pashteruar e freskisë dhe e kthjellimit prej letargjisë; është bukur-shkrimi ynë i praruar!
Faleminderit! /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan Mehmetali Rexhepi Prend Buzhala rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan

2 Qershor, 2023
Politikë

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të

2 Qershor, 2023
Art/Kult

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për

2 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë

2 Qershor, 2023

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të veprojë menjëherë

2 Qershor, 2023

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për fëmijë solli në skenë 18 këngë të bukura për fëmijë, vallëzim dhe këngë

2 Qershor, 2023

FC Drita përshëndetet edhe me Almir Kryeziun

1 Qershor, 2023

Policia mirëpret fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

1 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com