(2L ONLINE) – Kultura në këtë Kosovën e paslufte nuk ashtë ajo që ka kaluar filtra intelektualo-profesional, por një produkt masturbimi dëshire për të qenëletrarë! Tani jo se nuk ka edhe përjashtime të ndritshme por ja që vlera sikur vështirë del mbi turbullirat e vërshimit letrarë pa talent.
Kam përshtypjen se kjo po i ndodhë plot çarqeve “letrare” shqiptare e sidomos këtu tek ne në Kosovë. Me sa kuptova kësaj nuk po mund apo nuk po di apo nuk po dëshiron të i shmanget as edhe përpëlitja letrare në kuadër të manifestimeve të tjera por edhe të “Flakës së Janarit”. Kjo duke u nisur nga vet rezultatet, organizimi edhe trajtimi i anës letrare!
Njëfarë lloji abstraksioni patriotik me elemente patriotike. që herë-herë mëton të kalojë në një zhanër tjetër të letërsisë e që ashtë poezia dhe aty nuk ngelet se atij për një moment i bie në mend se ashtë kah shkruan prozë dhe mundohet ta kthejë vaden andej nga kishte filluar të shkruante. Labilteti narrativ tregon përpëlitjet jashtë talentit dhe se nuk do me thanë se çdo figurë abstrakte domosdoshmërish duhet të jetë e ç’koordinuar artistikisht për tu dukur se kinse fshihet diçka pas sajë. Çdo gjë ka kornizën brenda së cilës krijohet struktura e cila i shfaqet observuesit si trajtë që ka do me thënie. ndryshe ajo dështon dhe ashtë kot abstrakte.
Dhe nuk ja vlen as të perceptohet. Pra a krijon krijuesi ynë diçka që ay do dëshironte të jetë e perceptueshme për,në këtë rast, lexuesin. Apo ay e ka të çartë se një jurie provinciale i mjafton fasada narrative në abstraksion dhe menjëherë të krijojë një bindje pseudo letrare (gjithmonë tek vrojtuesi-juri),e cila shpie direkt në çmim duke ndjekur kursin: unë se kuptova as ay që e ka shkruar nuk ashtë se e ka të qartë deri në fund edhe pse pak a shumë e ka një ide për thurjen dhe as ay që do e lexojë nuk ashtë se do i shpëtojë lajthitjes edhe pse ay ashtë i lirë të interpretojë si ja do qejf atij.
Kështu që le të krijohet përshtypja se diçka e madhe letrare po fshihet pas gjithë atij abstraksioni narrativ që se kuptoi juria,as lexuesi e qe besa as krijuesi dhe kjo mjaftoi të i vihet në krye dafina e ullirit, triumfatorit i cili ndjehet i stërknaqur tek sillet në rrethin vicioz provincial pa e kuptuar se atje jashtë ka një botë të tërë artistike, e cila tmerrohet nga triumfalizmi pseudo letrarë!
Të themi në fund se megjithatë juria ia kishte qëlluar se cila nga ato të tria ashtë ma e mira, ia kishte qëlluar! Në të vërtetë kishin zgjedhur ma të mirën nga ato që ne patëm mundësi të i lexojmë, pasi ishin shpallur si të tilla. E në fakt do kisha pasur dëshirë të isha i befasuar me ndonjë shkrim nga këta autorë që as i njoh… e kështu befasia do ishte edhe ma e mirë dhe ma e goditur. Se kur një shkrim i mirë vjen nga ndonjë emër letrarë nuk do ishte edhe kushedi se çfarë befasie.
Unë nuk besoj dhe nuk dua ta besojë se këtu në rrethin tonë (nuk po pretendojë për pjesët tjera të Shqipërisë, por me gjasë edhe rrethet tjera letrare vuajnë nga sindrom i njëjtë) nuk ka dhe nuk gjenden edhe të tillë me aftësi narrative të cilët nuk i tejkalojnë kufijtë provincial të këtij rrethi vicioz. Në të cilin sillen e pështillen rreth një mullari e i mëshojnë kashtës së njëjtë.
/Xhelil ARIFI/