Në takimin që mbajti forumi i gruas së AKR-së dega në Gjilan, e udhëhequr nga kryetarja e Vjollca Matoshi është raportua gjendja e përgjithshme e përgatitjeve të FR Gruas në AKR-në në Gjilan. Kryetarja e Forumit të gruas Vjollca Matoshi tha:
“Janë mbajt disa takime të kryesisë dhe me gratë nëpër nëndegët e AKR-së në Gjilan, është një disponim shumë i mirë dhe nuk mungon as angazhimi i gruas Gjilanase ne forumin e AKR-së. Këto ditë kemi pasur edhe aderime te reja të profesioneve të ndryshme si mjeke, inxhiniere e kështu me radhë ku ditëve në vijim do të kemi një paraqitje publike për këto aderime.
Në këtë takim u raportua për takimet FR Gruas të AKR-së në Qendër, u njoftua kryesia për aktivitetin dhe rolin e gruas në AKR në përgjithësi. Është bërë gati edhe agjenda e takimeve tw FR Gruas për mbajtjen e fushatës për të prezantuar kryetarin e degës njëherësh edhe kandidatin për parlamentin e Kosovës Ismet Hajdini dhe kandidaten nga qendra kryetaren e FR Gruas së AKR në nivel Kosove Mirlindë Gashi. Të gjitha detyrat janë ndarë mes anëtarëve te kryesisë sipas plani të para parë.
Në këtë takim u diskutuan edhe përgatitjet e fundit teknike për fushat sa më të dinjitetshme, duke udhëzuar të gjithë përgjegjësit për zbatimin e detyrave sipas planit të paraparë.