Këtë të shtune, më 11 nëntor 2023, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan, vazhdon aktiviteti i “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, me portretin letrar të shkrimtarit Nasi Lera.
Lera, përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, para pak kohësh iu botuan tri novela, nën titullin e përbashkët, “Frynte shumë erë”, po edhe vitin e kaluar, një përmbledhje me shkrime kritike për krijimtarinë e tij letrare, “Njohje e mëtejme e veprës letrare të Nasi Lerës”, sipas përzgjedhjes së Mikel Gojanit.
Shkrimtari Nasi Lera, në vitin 2021 ishte dhe fitues i Çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e jep Komuna e Gjilanit në bashkëkoordinim me Ars Clubin “Beqir Musliu”.
Lera, gjatë kësaj të shtune më 11 nëntor 2023 do të jetë në Gjilan dhe i pranishëm gjatë vlerësimit të opusit të tij letrar, për të cilin do të flasin, prof dr Anton Nikë Berisha, Mikel Gojani, Prend Buzhala dhe Arsim Halili.
Do të deklamohen dhe copëza të shkëputura nga krijimtaria e tij letrare, njëkohësisht të pranishmëve do t’ju drejtohet dhe vetë shkrimtari Nasi Lera. /2LONLINE/