Drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari, gjatë vizitave rutinë, sot ishin në QMF-në në Përlepnicë, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës.
Nga stafi shëndetësor u njoftuan edhe për pranimin e një donacioni sot, me vlerë afër 800€.
Material harxhues, barëra e pajisje mjekësore, u dhuruan nga një bashkatdhetar nga Amerika.
“Ne si drejtori jemi shumë të kënaqur me shërbimet që ofrohen në këtë QMF. Gjatë muajit mars numri i vizitave mjekësore ishte rreth 200. Ngritja e shërbimeve cilësore, etika në punë dhe profesionalizmi, mbeten synime të vazhdueshme për ne”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca. /2LONINE/