Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Selvete Sylejmani dhe drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, vizituan sot ’Fshatin e Lumtur’, për të parë nga afër objektet dhe mundësitë e funksionalizimit sa më të shpejtë të tij.
Osmani ka bërë me dije se me vëmendje më të madhe u diskutuan objektet e parapara për ambiente shkollore dhe ambulanca.
Sipas saj, është sfidë në vetvete funksionalizimi, meqë në buxhetin e sivjetëm nuk janë paraparë mjete financiare që mundësojnë funksionalizimin e këtij projekti.
“Në vazhdimësi po angazhohemi me të gjithë akterët relevantë, për të punuar fuqishëm në realizimin e nevojave dhe kërkesave që janë dukshëm të mëdha, si në aspektin e inkuadrimit të stafit profesional, e gjithashtu në aspektin teknik të punimeve të papërfunduara”. /2LONLINE/