Të hënën në ditën e parë të javën në ora 7 e 30 minuta Inspektorët e Arsimit Rajonal të Gjilanit,vizituan katër shkollat e qytetit të Kamenicës.
Fillimi i vizitave ishte verifikimi-konstatimi i kushteve higjienike në shkolla, si dhe fillimi i punës për nxënës dhe mësimdhënës në ndërrimin e paradites.
Inspektorët hynë nëpër të gjitha mësonjëtoret për të pa vetë gjendjen faktike të higjienës dhe mirëmbajtjes së tyre .Ata theksuan se këso vizita do të bëhen në të gjitha shkollat e komunës së Kamenices, për të ruajtur kontinuitetin e vazhdueshëm të punës institucionale.
Këto vizita kanë karakter të angazhimit dhe rritjes së cilësisë në punën e përditshme që behet në arsimin e komunës së kamenicës. /2lonline/