Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ”Fillimi i vitit te ri shkollor dhe siguria në shkolla 2023-2024” Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka pritur në vizitë një grup të fëmijëve nga Shkolla e Mesme e Ulët ‘’Abdulla Tahiri’’- Malishevë, nën përcjelljen e Drejtorit të shkollës, stafit mësimor dhe kryetarit të këshillit të prindërve.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi gjatë vizitës së nxënësve mbajti një ligjëratë rreth sigurisë së nxënësve për gjatë rrugëtimit të tyre në shkolle dhe në përgjithësi për rregullat e komunikacionit rrugor dhe për sigurinë e përgjithshme të fëmijëve.
Ky moment i veçantë ka shërbyer për t’u njohur me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar nxënëseve të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/