Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, naim Aliu me bashkëpunëtorë, ka pranuar delegacione të ndryshme me rastin e zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Bashkësisë Islame të Gjilanit.
Për vizitë urimi në selinë e Këshillit të bashkësisë Islame në Gjilan, ishte edhe nënkryetari i Komunës, Arbësr Ismajli me bashkëpunëtorë. Me këtë rast kryetarit të rizgjedhur Neim Ef Aliut, z. Ismajli i dëshirojë sukses dhe mirëvajtje të punës dhe aktiviteteve që zhvillon Këshilli në krye të së cilit është z. Aliu.
Kryetari i rizgjedhur e falënderoi nënkryetarin e komunës z. Ismajli duke shpreh falënderim për bashkëpunim të mirë me zyrën e kryetarit dhe me organet tjera të komunës, duke u zotuar se një bashkëpunim i tillë do të jetë edhe në të ardhmen, me qëllim që qytetareve të komunës të iu ofrojnë shërbime çfarë janë në domenin e tyre.
Përveç, delegacionit nga kreu komunal, Këshillin e Bashkësisë Islame e vizituan dhe uruan, mësimdhënësit e Medresesë Alauddin në Gjilan në krye me koordinatorin Nazim Murseli dhe xhemati i xhamisë së Arbërisë në krye me imamin Jusuf Mustafa.