(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të projektit LOGOS me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të këtij projekti që financohet nga Qeveria Zvicerane.
Haliti tha se Vitia është mirënjohës Qeverisë Zvicerane , dhe projektit LOGOS për të gjitha projektet të cilat deri me tani janë realizuar në këtë komunë duke theksuar se ai dhe qeveria e tij komunale do të jenë të përkushtuar që të bashkëpunojnë edhe më tutje me këtë projekt.
“Falënderoj qeverinë zvicerane në veçanti taksapaguesit e tyre por edhe projektin në fjalë për gatishmërinë që kanë pasur për të ndihmuar komunën tonë, më të vërtet ne do të bëjmë përpjekje që ky bashkëpunim të vazhdoj dhe njëherit do të fuqizojmë edhe zyrën e projekteve ku do të aplikojmë me projekte konkrete” u shpreh Haliti.
Ndërsa Mentor Rexhepi dhe Ermira Salihu nga projekti LOGOS përmendën disa nga projektet të cilat janë financuar dhe përkrahur nga LOGOS-i, ata theksuan se pasi që të marrin aprovimin nga zyra zvicerane do të fillojnë me projektet e tyre të cilat do të realizohen së bashku me komunat duke i përmendur disa nga fushat që do të përkrahen. Ata theksuan se në fazën preliminare komuna e Vitisë vazhdon të mbetët komunë partnere. /2lonline/