Komuna e Vitisë është ranguar ndër tri komunat më transparente për vitin 2018 në Kosovë dhe atë në Transparometrin Komunal 2018, që u publikua sot pas një hulumtimi njëvjeçar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e që është mbështetur nga Ambasadën Britanike në Kosovë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku ka folur për përkushtimin e komunës që ai udhëheqë në rritjen e vazhdueshme të transparencës. Ai shtoj se me këtë ata synojnë që qytetarët vitias të mbahen të informuar dhe të jenë pjesë të vendimmarrjes në këtë komunë.
Përndryshe Komuna e Vitisë, është vlerësuar në Transparometrin Komunal 2018 me 72.88% ose 86 pikë me të cilën u rangua ndër tri komunat më transparente në Kosovë.
Ndërkaq në ceremoninë që është zhvilluar sot në Prishtinë, pos kryetarit Haliti kanë marrë pjesë edhe: Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal, Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe të tjerë. Pas këtij takimi kryetari Haliti ka takuar edhe ambasadorin britanik në Kosovë, Ruair O’Connell