Me rastin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot institucionet komunale të Vitisë në krye me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi të shoqëruar edhe nga Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ushtarëve të KFOR-it Amerikan si dhe të tjerë kanë bërë homazhe në kompleksin e diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti.
Poashtu, për nderë të kësaj dite Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, në bashkëpunim me HAC “Angros”, kanë organizuar një hiking në shtegun Zhiti – Ballancë -Tërpezë. /2LONLINE/