Organizuar nga kolegji “Universum” në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierit.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti dhe të tjerë kanë vizituar aktivitetin që është duke u zhvilluar në qendër të qytetit.
Me këtë rast ata kanë theksuar edhe rëndësinë e punës profesionale të infermierëve, duke ju uruar atyre edhe këtë ditë.
Në kuadër të kësaj dite në qendër të qytetit, infermierët e QKMF-së dhe studentët e këtij kolegji janë duke bërë matjen e tensionit, sheqerit në gjak, si dhe nivelit të saturimit, për qytetarët të cilët kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e këtij aktiviteti. /2LONLINE/